7.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

- Advertisement -

Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka mbajtur tashmë seancën e parë stërvitore me lojtarët e ekipit madrilen, pasi mori drejtimin pas largimit të Xabi Alonsos të hënën pasdite.

Real Madridi u stërvit sot  në përgatitje për ndeshjen e raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Arbeloa drejtoi seancën e tij të parë stërvitore si trajner i ekipit mbretëror, i cili do të përballet me Albaceten në stadiumin Carlos Belmonte të mërkurën, ora 21:00.

Stërvitja filloi në Real Madrid City me skuadrën që u ngroh nga trajneri atletik, Antonio Pintus, duke vrapuar në fushë.

Më pas, lojtarët u ndanë në grupe për rondos dhe më pas praktikuan lojëra të kombinuara dhe ushtrime qarkullimi të topit me gjuajtje në portë.

Stërvitja e parë e Arbeloas përfundoi me një lojë në grupe të vogla, thuhet në shkrimet e mediumeve të mëdha spanjolle.

Antonio Rudiger, Ferland Mendy, Trent Alexander-Arnold, Rodrygo Goes dhe Kylian Mbappe u stërvitën në ambiente të mbyllura, ndërsa Eder Militao vazhdon procesin e rikuperimit.

Të ngjashme

Të fundit