6.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

Arbeloa e komenton humbjen shokuese e turpëruese të Real Madridit

- Advertisement -

Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar humbjen e turpshme dhe shokuese që “Los Blancos” e pësuan mbrëmë nga Albacete në Copa del Rey.

“Mbretërit” u mposhtën në minutat shtesë nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit spanjoll, i cili e regjistroi një fitore historike 3:2, shkruan “Gazeta Express”.

Pas lojës, trajneri i madrilenëve e mori përgjegjësinë për këtë humbje, ndërsa i përgëzoi lojtarët për angazhimin, përkundër humbjes.

“Në këtë klub, edhe barazimi është i keq — imagjino një humbje si kjo. Është e dhimbshme. Na dhemb të gjithëve, aq më shumë kur ndodh ndaj një skuadre të një kategorie më të ulët…”

“Nëse dikush është përgjegjës dhe fajtor për këtë rezultat, është qartë se jam unë — unë i kam marrë vendimet për përbërjen, se si donim të luanim dhe ndryshimet.”

“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për mënyrën se si më mirëpritën dhe për përpjekjen e angazhimin që e bënë sot.”

Të ngjashme

Të fundit