10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Arbana Xharra: Du me shku në “xhehnemin” e Shkurte Fejzes, kurrë në xhehnetin e Shefqet Krasniqit

- Advertisement -

Hoxha Shefshet Krasniqi komentoi presonalitetin e këngëtarës së shquar shqiptare të muzikës popullore, Shkurte Fejza.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, kishte thënë Krasniqi në një nga televizonet e vendit.

Për këto deklarata të imamit, ka reaguar gazetarja kosovare Arbana Xharra.

Ajo pati fjalë të mëdha për këngëtaren shqiptare, dhe tha se më parë dëshiron të shkojë në “xhehnemin” e Shkurte Fejzës se sa në “xhehnetin” e hoxhës Krasniqi.

“Une du me shku ne “xhehnemin” e Shkurte Fejzes, jo kurre ne “xhehnetin” e Shefqet Krasniqit! – Shkurte Fejza ne momentet me te veshtira per Kosoven u be ze i rezistences me kenget e saj, duke e nxitur regjimin e Millosheviqit qe te ia ndaloje transmetimin e kengeve nga viti 1981 deri ne 1983. 25 vjet pas mbarimit te luftes, Shefqet Krasniqi ia permend vdekjen si “jo fetare” dhe i tregon se ku ka me i shku shpirti i saj”, ka shkruar Xharra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit