26.8 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Arbana Osmani kështu po feston dy ditë para dasmës së vëllait

- Advertisement -

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar se vetëm dy ditë na ndajnë nga ceremonia madhështore e martesës së vëllait të saj.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Arbana ka treguar se nuk po e fsheh gëzimin për këtë moment të veçantë. Ajo është parë duke festuar deri në orët e vona me familjarët, mes muzikës dhe vallëzimeve tradicionale, shkruan “Kosovarja”.

“Nuk je shqiptar nëse nuk bën aheng në lagje dy ditë para dasmës” është shprehur ajo.

Gëzimi i Arbanës reflekton dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ajo ka me familjen e saj.

Të ngjashme

Të fundit