8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arbana Osmani flet për Big Brother Vip nën drejtimin e Ledion Liços, ja komenti që ka për moderatorin

- Advertisement -

Arbana Osmani ka folur për edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, i cili këtë sezon erdhi nën drejtimin e Ledion Liços. Në një intervistë për Prive, ajo shprehet se nuk ka pasur mundësi të ndjekë shumë Big Brother, megjithatë ka parë se edhe ky edicion ka pasur sukses dhe se i bëhet qejfi për këtë gjë.

“E kam parë shumë pak me thënë të drejtën. Për shumë arsye, kryesisht sepse nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në shtëpi. Edhe në shtëpi kur mblidhemi darkave fëmijët kanë dëshirat e veta për të parë ato që duan. Atë kohë që më mbetet kam zgjedhur të shikoj ato që nuk mund t’i shikoja kur bëja Big Brother. Nuk ka nevojë ta shoh shumë Big Brother. Ndjek pak dhe e kuptoj. Do jepja një gjykim të gabuar dhe sipërfaqësor. Kam parë që ka patur sukses dhe më bëhet shumë qejfi”, shprehet Arbana Osmani.

Ajo thotë se nuk ka asnjë kritikë për Ledionin, të cilin e konsideron mik të vjetër me të cilin ka shumë kujtime, ndërsa shton se të bësh Big Brother nuk është e lehtë.

“Të bësh Big Brother nuk është e lehtë kështu që të gjithë ata që ndoshta e gjykojnë edhe punën e produksionit nuk është krejt e lehtë. Unë kam qenë vetë në vedin e tyre edhe meritojnë çdo lloj vlerësimi se është punë e vështirë.Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit