Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e Arbana Osmanit me Luiz Ejllin është krisur, ku u aludua se shkak është bërë kundërshtimi i moderatores dhe bashkëshortit të tij, Eduard Grishaj për këngëtarin si opinionist i “Big Brother VIP3”.
Mirëpo mesa duket tashmë çifti dhe Luizi i kanë lënë pas hatërmbetjet e të kaluarës, duke krijuar edhe një herë një urë komunikimi mes tyre.
Ka qenë Arbana ajo që ka postuar në InstaStory një foto nga pushimet në Bogë me Klajdi Haruanin dhe bashkëshortin e saj, ndërsa krahas saj tregon se e ka shijuar shumë këngën e Luizit, duke i bërë tag këtij të fundit.
“Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte”- shkruan moderatorja krahas videos duke kënduar.
Menjëherë këtë foto të Arbanës e ka ripostuar edhe Luizi, duke treguar kështu që dyshja tashmë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se çdo gjë nisi kur Luizi dhe moderatorja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa aludimet për krisjen e marrëdhënies së tyre ishin të shumta, megjithëse shkaku nuk u zbulua asnjëherë.