13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Arbana dhe Alaudini rikthehen papritur në BBVA – Çfarë fshihet pas surprizës në finale?

- Advertisement -

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” nisi me një moment surprizë që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut: një klip ku figura të njohura flisnin për ndikimin e këtij formati në shoqërinë shqiptare. Por ndër të gjithë, dy emra spikatën më fort se të tjerët: Arbana Osmani dhe Alaudin Hamiti.

Arbana, ish-prezantuesja ikonë e formatit, u shfaq në mënyrë simbolike përmes një monologu të xhiruar më herët, duke risjellë në kujtesë karrierën e saj të gjatë me “Big Brother”. Në këtë insert, ajo foli për arsyet e largimit të saj nga spektakli, duke përmendur “lodhjen”, ndërsa shumë e lexuan këtë dalje si një mesazh me nëntekste, në formë “thumbi” ndaj zhvillimeve të fundit.

Në të njëjtin klip u shfaq edhe Alaudin Hamiti, moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, i cili më herët kishte komentuar hyrjen e Gjestit në edicionin aktual të BBVA. Përfshirja e tij në këtë finale shqiptare ngre jo pak pikëpyetje: A ishte kjo një lëvizje miqësore mes produksioneve, apo një mënyrë për të dhënë mesazhe të fshehta?

Përfshirja e këtyre dy figurave, që historikisht janë të lidhura fort me formatin në dy realitete të ndryshme televizive, ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe ka hapur rrugën për aludime të ndryshme mbi arsyet dhe mesazhet që mund të fshihen pas këtij veprimi. Dhe si gjithmonë me “Big Brother”, asgjë nuk është krejt rastësore.

Të ngjashme

Të fundit