17.6 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Araujo, heroi i Barcelonës

- Advertisement -

Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e nëntë të La Ligës, duke mposhtur në shtëpi Gironën me rezultat 2–1.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të, kur Pedri realizoi pas një asisti të Lamine Yamal.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Axel Witsel barazoi rezultatin për mysafirët, duke e dërguar ndeshjen në pushim me shifrat 1–1.

Pjesa e dytë solli shumë përpjekje nga të dyja skuadrat, por goli vendimtar erdhi vetëm në minutën e 93-të, kur Ronald Araujo u shfaq si hero, duke realizuar golin e fitores dhe të tri pikëve të arta për katalanasit.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet përkohësisht në krye të tabelës me 22 pikë, një më shumë se Real Madridi, i cili luan nesër. Ndërkohë, Girona mbetet në zonën e ftohtë të renditjes me vetëm 6 pikë.

Të ngjashme

Të fundit