Barcelona dhe Real Madrid pritet të ndahen me të paktën disa lojtarë të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.
Robert Lewandowski është drejt fundit të kontratës së tij në “Spotify Camp Nou”, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Antonio Rudiger dhe David Alaba te madrilenët.
Madje, të tre mund të përfundojnë duke luajtur së bashku në Arabinë Saudite duke nisur nga vera e ardhshme.
Sipas 365scores, një zyrtar i lartë i Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite, i cili zotëron klubet Al Hilal, Al-Nassr, Al Ahli dhe Al-Ittihad, ka zbuluar se këto skuadra i kanë Leëandoëski, Rudiger dhe Alaba në shënjestër për verën 2026.
Plani është që të gjithë t’i tundohen me kontrata gjigante dhe klubet saudite pritet të bëjnë një përpjekje serioze për t’i marrë.
Barcelona dëshiron të gjejë mënyrën për të larguar Lewandowskin, edhe pse shumë do të varet nga fakti nëse klubi do t’i rikthehet rregullit financiar “1:1” të La Ligas para fundit të sezonit.
Nëse kjo ndodh, e gjithë paga e polakut mund të përdoret për të financuar zëvendësimin e tij, gjë që mund t’u rrisë katalanasve shanset për të tentuar lojtarë të nivelit të Julian Alvarez ose Harry Kane.
Leëandoëski ka tërhequr interes nga Arabia Saudite edhe në të kaluarën, dhe vera e vitit 2026 shihet si momenti më i mirë për të nënshkruar me të.
Sa i përket Rudiger dhe Alaba, ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e tyre.
Real Madrid nuk pritet të vendosë para fazës së fundit të sezonit, edhe pse merret e mirëqenë se të paktën Alaba do të largohet, pasi renditet më poshtë në hierarkinë e Xabi Alonsos.







