3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

- Advertisement -

Kanadaja dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord t’i rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të caktojnë ambasadorë të rinj, sipas deklaratave nga të dy vendet, duke i dhënë fund mosmarrëveshjet e vitit 2018.

Ky vendim erdhi pasi kryeministri Justin Trudeau u takua me princin saudit të kurorës Mohammed Bin Salman në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok më 18 nëntor 2022.

Zyra e Çështjeve Globale e Kanadasë (Global Affairs Canada) tha në një deklaratë se është “vendosur për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite në nivelin e mëparshëm”, duke shtuar se Kanadaja ka emëruar Jean-Philippe Linteaun ambasador të ri në Riad.

Paralelisht me këtë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se “në vazhdën e asaj që është diskutuar midis princit të kurorës Mohammed bin Salman dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, është vendosur që të rikthehet niveli i marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë në gjendjen e mëparshme”.

Arabia Saudite dëboi ambasadorin kanadez dhe ngriu investimet me Kanadanë në gusht 2018, pasi Kanadaja i bëri thirrje Riadit që të “lirojë menjëherë” aktivistët e shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, përfshirë Samar Badawin. /Abc news/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit