Home Sport Arabët vazhdojnë ta paguajnë 200 milionë euro në sezon, i “lënduari” Neymar shijon jetën në Brazil

Arabët vazhdojnë ta paguajnë 200 milionë euro në sezon, i “lënduari” Neymar shijon jetën në Brazil

0
Arabët vazhdojnë ta paguajnë 200 milionë euro në sezon, i “lënduari” Neymar shijon jetën në Brazil

Ai u dëmtua në ndeshjen kundër Uruguait në eliminatoret për Botërorin 2026, ndaj nuk luajti as për Al Hilal për një kohë të gjatë.

Skuadra nga Arabia Saudite e paguan jashtëzakonisht shumë Neymarin, pasi ai ka nënshkruar kontratë sipas së cilës do të fitojë rreth 400.000.000 euro në dy sezone.

Kështu sivjet për pesë ndeshjet e luajtura do të marrë rreth 200.000.000 euro, pasi është e sigurt që nuk do të kthehet në fushë deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, braziliani po vazhdon të shijoj jetën e tij. Ai është fytyra e kompanisë “MSC”, e cila është dominuese në fushën e kroçerave komerciale.

Kështu ai vetë iu bashkua një ekspedite që nisi nga vendlindja e tij, Santos, në Rio de Zhaneiro.

Aty festa zgjat për tre ditë, ku Neymar është filmuar duke u kënaqur me të pranishmit tjerë.

Exit mobile version