2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Arabët marrin dhe Henderson, Liverpool pranon ofertën e Al-Ettifaq

- Advertisement -

Vetëm 1 javë më parë konsideroheshin si aludime, por tashmë gjithçka është afër zytarizimit. Mesfushori i Liverpool, Jordan Henderson është shumë pranë kalimit te sauditët e Al-Ettifaq, ku si trajner do të ketë ish-kapitenin e “të kuqve”, Steven Gerrard.

Dy klubet kanë rënë dakord për shifrën e 12 milionë paundëve, si dhe bonuset të cilat nuk janë përcaktuar akoma. Përsa i përket kontratës personale, Henderson do të nënshkruajë me arabët një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përiftojë 700 mijë paund në javë.

Ndërkaq, në 12 sezonet e luajtuara te “të kuqtë” e Liverpool, Henderson arriti të fitojë plot 8 trofe, ndër të cilat 1 Champions League, 1 trofe të Premier League, 1 Botëror për Klube, 1 FA Cup, 1 Superkupë Evropë, 1 Community Shield dhe 2 Carabao Cup.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit