18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Apple tregon se çka do të ndikojë për së keqi në baterinë e iPhone

- Advertisement -

Nga kompania Apple ka ardhur një njoftim i rëndësishëm që lidhet me softuerin iOS 26.

Apple më në fund e ka pranuar atë që përdoruesit e iPhone-it tashmë e kanë vënë re pas çdo përditësimi të madh të sistemit operativ: instalimi i versionit më të ri iOS 26 do të ndikojë përkohësisht në kohëzgjatjen e baterisë.

Megjithatë, nga kompania qetësojnë përdoruesit duke theksuar se kjo është një dukuri normale dhe nuk duhet të shkaktojë shqetësim.

Arsyeja përse bateria konsumohet më shpejt qëndron në faktin se pas përditësimit nisin shumë procese në sfond.

Ndër to janë indeksimi i të dhënave, shkarkimi i burimeve shtesë për funksione të reja dhe përditësimi automatik i aplikacioneve.

Apple thekson se kjo është një çështje e përkohshme dhe funksionimi i baterisë do të kthehet në normalitet pas disa ditësh, kur të përfundojnë të gjitha proceset.

Edhe pse funksionet e reja mund të rrisin ngarkesën mbi procesorin, ndikimi i përgjithshëm në performancë dhe konsum energjie është minimal.

Të ngjashme

Të fundit