27.6 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Apple prezantoi versionin më të fundit macOS quajtur Sequoia

- Advertisement -

macOS mori disa përditësime të konsiderueshme në konferencën WWDC të Apple që u mbajt në Cupertino ditën e Hënë. Versioni më i fundit i sistemit operativ quhet macOS Sequoia.

Një prej risive më të mëdha është kontrollimi i ekranit të iPhone nga kompjuteri Mac, laptop apo desktop, quajtur “iPhone Mirroring.”

iPhone e lidhur me Mac në modalitetin “Mirror” luan audion direkt në Mac por telefoni gjatë këtij procesi mbetet i kyçur.

macOS Sequoia sjell vendosjen automatike të dritareve në ekran si dhe një modalitet prezantimi për video konferencat duke aplikuar një sfond. Është përmirësuar Keychain dhe integruar aplikacioni i ri i menaxhimit të fjalëkalimeve për tju ndihmuar të menaxhoni kredencialet.

Safari tani mund të identifikojë automatikisht gjërat përmes inteligjencës artificiale. Ndërkaq modaliteti “Reader” i Safari fuqizuar nga AI mund të krijojë përmbledhje të teksteve ose tabela përmbajtjeje.

Në Gaming, Apple prezantoi Game Porting Toolkit 2, versionin më të fundit të mjetit duke rritur pajtueshmërinë me Windows. Versioni i parë beta i macOS Sequoia do të jetë i disponueshëm këtë muaj ndërsa versioni final në vjeshtë. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit