17 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Apple prezantoi një Apple Pencil të ri

- Advertisement -

Apple prezantoi një Apple Pencil të ri. Modeli më i fundit kushton 79 dollarë dhe lidhet e karikohet përmes një kablli USB-C. Do të jetë i disponueshëm nga fillimi i Shtatorit dhe funksionon me çdo iPad që ka një portë USB-C.

Është Apple Pencil më buxhetor që kompania ka nxjerrë në shitje deri më sot. Kushton 20 dollarë më pak sesa modeli origjinal dhe 40 dollarë më pak sesa Apple Pencil i gjeneratës së dytë.

Apple thotë se versioni i ri ka teknologjinë e saktësisë së lartë, vonesa të ulëta dhe ndjeshmëri ndaj pjerrësisë.

Por nuk ka ndjeshmëri ndaj shtypjes prandaj nëse kërkoni këtë të fundit duhet të blini ose të mbani gjeneratat e kaluara. Ndërsa mundet që të bashkëngjisni lapsin e ri në anën e iPad përmes magneteve, nuk ka mbështetje për teknologjinë e karikimit wireless.

Për të karikuar baterinë e tij duhet tërhiqni tapën që gjendet në krye të lapsit për të zbuluar portën e karikimit USB-C.

Lapsi është hapi i radhës nga Apple për tu zhvendosur nga portat Lightning nën presionin e Bashkimit Europian. Apple ka filluar të përqafojë portën e re në disa produkte vite më parë në iPad por së fundit e braktisi plotësisht portën Lightning me debutimin e iPhone 15. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

Të fundit