Apple lansoi iOS 16.6 dhe iPadOS 16.6 i cili është përditësimi i 6 për iOS 16 dhe iPadOS 16 që kur mbërritën për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.
Debutimi i iOS 16.6 vjen pothuajse një muaj nga iOS 16.5, një përditësim i vogël që solli ndryshime në Apple News.
iOS 16.6 dhe iPadOS 16.6 mund të shkarkohen në modelet e mbështetura të iPhone dhe iPad duke shkuar në Settings > General > Software Update.
Do të marrë pak orë derisa përditësimi të shfaqet për të gjithë përdoruesit. Apple gjithashtu lansoi iOS 15.7.8 për ata që nuk mund të kalojnë në iOS 16.
Sipas shënimeve të këtij versioni, Apple thotë se përditësimi adreson disa keqfunksionimeve dhe probleme sigurie. Asnjë veçori e re nuk është parë gjatë fazës testues të këtij versioni.
Puna e Apple në iOS 16 tashmë është reduktuar ndërsa iOS 17 është i disponueshëm për testuesit beta dhe do të lançohet në Shtator krahas iPhone të rinj. /PCWorld Albanian/