iOS 16.3.1 dhe iPadOS 16.3.1 tashmë janë të disponueshëm për tu shkarkuar. Përditësimi mund të shkarkohet nga ky moment dhe për ta bërë këtë duhet të shkoni në Settings > General > Software Update në pajisjen tuaj.
Klikoni Download and Install sapo përditësimi të shfaqet. Ai përmban rregullime për performancën e iCloud, Siri, Find My dhe përmirësime të Crash Detection për iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro.
Shënimet e plota të iOS 16.3.1 vijojnë si mëposhtë:
- Opsionet e iCloud mund të mos përgjigjen apo shfaqen siç duhet nëse aplikacionet përdorin iCloud
- Kërkesat e Siri për Find My mund të mos funksionojnë
- Përmirësuar Crash Detection për iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro
Së bashku me iOS 16.3.1 Apple përditësoi edhe platformat e tjera si:
- HomePod
- iPadOS 16.3.1
- tvOS 16.3.2
- watchOS 9.3.1
- macOS Ventura 13.2.1
Tashmë faza beta ka filluar për iOS 16.4 ku Apple ka premtuar disa risi si Apple Music Classical por ende nuk ka asgjë zyrtare. /PCWorld Albanian/