Kur analisti i TF International Ming-Chi Kuo u tha klientëve në qershor të vitit 2020 se seria e iPhone 12 nuk do të përfshijë një karikues ose EarPods brenda kutisë, konsumatorët mbetën të habitur.
Sigurisht, Apple u përpoq të fshihej pas qëllimit për të qenë miqësor me mjedisin dhe vuri në dukje se duke zvogëluar madhësinë e kutive me të cilat vjen iPhone, 70 për qind më shumë pajisje mund të vendosen në një paletë transporti.
Heqja e karikuesit dhe EarPods nga kutia e iPhone lejoi që 70 për qind më shumë pajisje të vendoseshin në një paletë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/03/Screenshot_4-39.png)
Më shumë kuti në një paletë do të lejonin Apple të dërgonte më shumë telefona tek përdoruesit në të njëjtën kohë.
Si rezultat, përdorimi i kutive më të vogla do të lejonte Apple të reduktonte emetimet vjetore të karbonit me 2 milionë tonë metrikë, tha kompania. Kjo është e barabartë me heqjen e 500 mijë veturave nga rruga.
Sipas Daily Mail, duke eliminuar karikuesin dhe EarPods nga kutia, Apple ka kursyer gjithsej 6.5 miliardë euro deri më tani.
Por Apple nuk e uli çmimin e celularëve të saj kur hoqi aksesorët nga kutia e iPhone.
Në të njëjtën kohë, shumë blerës të iPhone që dëshironin të karikonin shpejt iPhone-ët e tyre kishin vetëm adaptorët 5W që vinin në kutinë me modelet më të vjetra dhe u detyruan të shpenzonin 19 dollarë për një karikues 20 W dhe 19 dollarë të tjerë për të zëvendësuar EarPods.