Apple raportohet se ka anuluar zhvillimin e një modeli të ri iPhone SE. Sipas analistit Ming-Chi Kuo, kompania së fundi u tha zhvilluesve se nuk do të lançojë një gjeneratë të katërt SE në 2024.
Përmes një postimi në Medium, Kuo tha se pajisja do të kishte përfaqësues debutimin e modemit të parë 5G të kompanisë, duke shtuar se Apple kishte planifikuar ta testonte çipin në SE përpara se ta sillte tek iPhone 16 e më tutje.
Kuo sugjeron se Apple me shumë gjasa do të vijojë përdorimin e modemeve të Qualcomm deri më 2024.
Kuo nuk tha se pse Apple ka anuluar gjeneratën e katërt të iPhone SE apo nëse performanca e çipit 5G ka pasur të bëjë me vendimin.
Për një pjesë të madhe të dekadës, Apple është përpjekur të reduktojë varësinë nga Qualcomm. Në 2019-ën dy kompanitë përfunduan në një betejë të ashpër përpara se të nënshkruanin një marrëveshje shumëvjeçare për furnizimin me çipe.
Disa muaj më vonë, Apple bleu pjesën më të madhe të biznesit të modemeve mobil të Intel. Dhe në fund të 2020 kompania zbuloi se ishte duke punuar për zhvillimin e çipit të saj të komunikimit celular.
Që atëherë shumë pak lajme ka pasur në lidhje me ecurinë e këtij projekti. /PCWorld Albanian/