1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Aplikimi i Kosovës në KE, Gorani thotë se Vuçiq s’e ka seriozisht me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

- Advertisement -

Analisti politik, Dukagjin Gorani, ka folur në emisionin Pressing në T7 rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe reagimit që shkaktoi kjo në Beograd.

Komentet dramatike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, thotë Gorani, janë më shumë të nivelit performativ.

“Sjellja me dramacitet e Vuçiqit në Beograd është më shumë në nivel performativ”, tha Gorani.

“Këshilli i Sigurisë mund të mblidhet por unë mendoj se është më shumë në nivelin performativ. Mesazhi që ai ka dashtë me ia dërguar jo opinionit të vetë në Serbi, por opinionit ndërkombëtar për të cilin ai është i interesuar është që kosovarët janë duke e bllokuar procesin e dialogut”, shtoi ai.

“Këqyrin me ta ngjit fajin për këtë dhe çdo veprim që e bëjmë ne këqyrin me na e ngjit një fajësi, dhe kjo fajësi se sa është e pranueshme varet edhe prej disa instancave, kushtimisht të them, arbitruese çfarë janë BE dhe vendet partnere të rëndësishme. Pra, varet se si e shohin ato”, tha Gorani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit