Home Lajme Apeli kthen në rigjykim lëndën e ish-shefit të AKI-së në rastin e “Gylenistëve”

Apeli kthen në rigjykim lëndën e ish-shefit të AKI-së në rastin e “Gylenistëve”

0
Apeli kthen në rigjykim lëndën e ish-shefit të AKI-së në rastin e “Gylenistëve”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën e ish-Shefit të AKI-së, Driton, Gashi, i cili ishte dënuar nën akuza se ishte angazhuar drejtpërdrejtë në dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore.

Gashi ishte dënuar në korrik 2023 me 4 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në rastin e “Gylenistëve”.

APROVOHET e bazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit D.G., avokat F.L., ashtu që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.8/21, i datës 07.09.2023, në pikën I. të dispozitivit të tij, sa i përket veprës penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së, ndaj të akuzuarit D.G., anulohet, dhe kjo pjesë e aktgjykimin kthehet në rigjykim dhe vendosje.” – thuhet në vendimin e Apelit të siguruar nga Betimi për Drëjtësi.

Pretendimet ankimore të mbrojtësit të akuzuarit D.G., avokat F.L. për gjendjen faktike, shkeljen e ligjit penale dhe vendimit mbi dënimin për pikën I. të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar, konsiderohen jo lëndore.” – thuhet tutje.

Exit mobile version