6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Apeli ia vërteton aktakuzën deputetit të VV-së, ngarkohet me dy vepra penale

- Advertisement -

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Ramadani, avokatit Naser Sopjani, e paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e datës 8 shtator 2021 e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Ramadani, me arsyetimin se pretendimet e të njëjtit janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe të pambështetura në ndonjë arsye konkrete.

Kundër këtij aktvendimi brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Sopjani, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. I njëjti ka propozuar që Gjykata e Apelit ankesën ta aprovojë si të bazuar, aktvendimin e ankimnuar ta ndryshojë në mënyrë që ta hudhë aktakuzën e ushtruar ndaj Ramadanit.

Tutje, Prokurori i Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të pandehurit të refuzohet si e pabazuar, kurse vendimi i ankimuar të vërtetohet.

Ndërsa, Apeli pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës në këtë çështje penale ka gjetur se ankesa e avokatit Sopjani nuk është e bazuar.

“Kjo gjykatë, po ashtu vlerëson faktin se në rastin konkret ajo çka është relevante për këtë fazë të procedurës penale, është fakti se aktakuza e ngritur ndaj të pandehurit si e tillë është përpiluar në pajtim me nenin 241 paragrafi 1 të KPP-së, e njëjta nuk përmbaj të meta të atilla që pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të mund të procedohet në fazat tjera të procedurës penale dhe nuk qëndrojnë pretendimet si në kërkesën për hudhje të aktakuzës, njëherit aktakuza mbështet në prova thellësisht të mbështetshme dhe të marra konform dispozitave ligjore dhe se nuk ka vend për hudhjen e akuzës ashtu siç pa të drejtë pretendohet në ankesë”, thuhet në vendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Tuje, Apeli ka vlerësuar se nuk nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, nuk ka arritur afati i parashkrimit, nuk ka rrethana tjera që e pengojnë ndjekjen penale dhe ka prova të mjaftueshme për një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri Ramadani ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

“Kështu sipas vlerësimit të kësaj gjykatë konkludimi si në aktvendimin e ankimuar është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe në harmoni me provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, konkludim të cilin në tërësi e mbështet kjo gjykatë”, thuhet në fund të këtij vendimi.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 13 korrik, deputeti Valon Ramadani është deklaruar i pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe për “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit