22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Apeli i Speciales ia heq 4 vjet burg Salih Mustafës

- Advertisement -

Apeli i Speciales ka marrë vendim për Salih Mustafën.

Komandant “Cali” nga Specialja është dënuar me 22 vjet burg, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Në shkallën e parë Mustafa ishte dënuar me 26 vite burg.

Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).

Aktakuza e ngarkonte atë për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në regjionin e Gollakut.

Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022 dhe deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.

Aktgjykimi i parë u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Në këtë çështje ishin 8 viktima pjesëmarrëse.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023: Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat është shpallur fajtor.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës dërgoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023. Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor. Aktgjykimi i apelit është caktuar të shqiptohet më 14 dhjetor 2023. /

Të ngjashme

Të fundit