Ramush Haradinaj ka përsëritur apelin e tij për familjarët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që mos të udhëtojnë nëpër Serbi. Ky apel vjen pas ndalimit të Arbnor Spahiut.
Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Mos e bëni këtë”, shkruan Haradinaj në Facebook.