1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Apeli e la në burg, Meta: Asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit

- Advertisement -

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në masën e sigurisë arrest me burg.

Ish-presidenti shqiptar tha se kjo nuk është çudi dhe surprizë, siç thotë ai nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

“Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman”, shkroi Meta në Facebook.

“Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar”, shtoi ai.

Në postim thuhet se asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i “mjerë” i “Narkoregjimit” nuk e ndal betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e “Narkoshtetit”.

“Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, u shpreh Meta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit