-0.6 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e ish-Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, duke e prishur kështu vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e kishte shpallur të pafajshëm Konjufcën.

“Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se ankesa e prokurorisë është e bazuar e duke e shqyrtuar edhe sipas detyrës zyrtare vlerëson se aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e që lidhen  me vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal, shkelje këto të karakterit absolut që detyrimisht kushtëzojnë anulimin e këtij aktgjykimi”.

“Aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që në rastin konkret gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar drejtë dhe në mënyrë të plotë provat e administruara  si: dëshmitë e dëshmitarëve, pastaj provat materiale si raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe lokacioni i incidentit. Gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar nuk ka paraqitur drejtë se cilave prova ia fal besimin, cilat prova të administruara i konsideron të vërtetuara e cilat jo, nuk ka bërë në mënyrë të drejtë krahasimin dhe lidhshmërinë e provave njëra me tjetrën”, thuhet në vendim

Të ngjashme

Të fundit