Komuna e Prishtinës ditë më parë ka njoftuar se për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, ka zgjatur orarin për ofrimin e shërbimeve komunale.
Që nga tetë shkurti orari është zgjatur deri në orën 17:00.
Por aparatet të cilat janë të vendosura pranë objektit të Komunës së Prishtinës, ku qytetarët mund t’i marrin dokumentet që u nevojitet nuk punojnë.
Ata janë tërësisht jashtë funksionit dhe se qytetarëve u u pamundësohet që t’i marrin dokumentet që u nevojiten.