Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka pranuar publikisht se ka blerë klikime. Ajo e ka konsideruar blerjen e klikimeve një strategji marketingu.
Sipas Anxhelës, nëse dikush e shikon këngën e saj me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë. Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha ajo në “Aldo Morning Show”.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/11/a-640x495.jpg)
Kujtojmë që kënga e fundit e Peristerit është ajo në bashkëpunim me Capital T dhe me Mandin, e titulluar “Habibi”, e cila ka shkuar mbi 35 milionë klikime për 3 muaj.