22.7 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Anulohet programi i sotëm i “Mërgata Fest” në Skenderaj, pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu, programi i sotëm i Mërgata Fest do të anulohet.

Në një shkrim në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Veliu.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!” – ka shkruar Nura.

Të ngjashme

Të fundit