Home Ballina Anulohet mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Anulohet mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

0
Anulohet mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ishte planifikuar të mbahej të mërkurën në Gjakovë, është anuluar, sipas TopChannel.

Qeveria e Kosovës para pak minutash madje e dërgoi agjendën për mbledhjen e nesërme të dy qeverive.

Por, sipas mediave në Shqipëri, ajo është anuluar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar konferencë për shtyp për ora 19:30. Nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që një kohë të gjatë kanë nisur ciklin e takimeve të herëpashershme.

Exit mobile version