28.4 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Anulohet konkursi për “njeriun e Pecit”- Kandidati nuk kaloi pragun minimal

- Advertisement -

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur të anulojë krejtësisht konkursin për pozitën e “Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa”, duke e arsyetuar vendimin me faktin se kandidati i vetëm nuk kishte arritur pragun minimal prej 50 pikësh në testin me shkrim, shkruan Demokracia.com.

Ky njoftim i Ministrisë u publikua vetëm pak ditë pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) kishte konstatuar shkelje të rënda proceduriale në procesin e përzgjedhjes dhe kishte vendosur anulimin e vendimeve të mëhershme për kandidatin fitues dhe për refuzimin e ankuesit. Këshilli kishte urdhëruar kthimin e lëndës në fazën e verifikimit paraprak, duke konstatuar se Ministria kishte interpretuar gabimisht dispozitat ligjore kur e kishte përjashtuar ankuesin nga gara.

Një histori favorizimesh politike
Rasti lidhet me një varg zhvillimesh ku Bleron Haxhiu ishte shndërruar në figurën më të përfolur për pozitën e buxhetit dhe financave në MBPZHR. Ai fillimisht u përzgjodh në listën e ngushtë për disa konkurse në Ministri, ndërsa në mars 2025 u emërua drejtpërdrejt si Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa. Ky emërim u bë pavarësisht rezultateve të dobëta në intervistë dhe vlerësimit të kontestuar nga pjesëmarrësit e tjerë, të cilët menjëherë ankimuan procesin.

Për më tepër, brenda më pak se 10 muajsh, Haxhiu kishte përfituar edhe një kontratë të dyshimtë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes procedurave të prokurimit, ndonëse pozita ishte e rregullt dhe duhej të zgjidhej përmes konkurseve publike.

Vendimi i KPMSHCK-së ekspozoi shkeljet

Me 22 gusht 2025, Këshilli i Pavarur konstatoi se Ministria kishte vepruar në kundërshtim me ligjin duke refuzuar aplikacionin e Haxhiut, pavarësisht se ai kishte përmbushur kriterin e përvojës. Në vendimin e tij, Këshilli urdhëroi anulimin e njoftimeve të mëhershme dhe kthimin e rastit për rishqyrtim në fazën e verifikimit.

Para dy ditëve, ministria anuloi krejt konkursin me arsytmin se kandidati nuk arritu me shume se 50 pike ne inetrviste, por nuk eshte treguar ense ai ka qene Bleron Haxhiu, apo ankuesi. Ajo cka shuihet ëhstë se konkursi ëhstë anuluar në tërsi.

“Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është anuluar procedura e konkursit të hapur për pozitën “Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa” në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, me numër reference RN00017398.

Në njoftim thuhet se anulimi i procedurës është bërë për shkak se kandidati i vetëm që ka aplikuar nuk ka arritur të paktën pesëdhjetë (50) pikë në testin me shkrim, ashtu siç kërkohet nga rregulloret në fuqi.

“Përfundon (ANULOHET) procedura e konkursit të hapur ‘Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa’… për arsye se kandidati i vetëm nuk ka arritur të paktën pesëdhjetë (50) pikë në testin me shkrim”, thuhet në dokument.

Në këtë njoftim, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore i ka bërë me dije kandidatëve se në rast të pakënaqësisë me këtë vendim, ata kanë të drejtë ankese pranë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës, brenda afatit prej tridhjetë ditësh nga shpallja e rezultatit”, thuhet ne njoftim.

Ky vendim tregoi dy elemente kyçe qe së pari, se një kandidat kishte qëndruar për muaj të tërë në pozita kyçe në kundërshtim me ligjin, së dyti, se institucionet e pavarura janë jetike për rikthimin e ligjshmërisë, ndonëse shpesh veprojnë me vonesë.

Në mars të vitit 2025, ministri e emëroi Haxhiun si Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa. Menjëherë procesi është ankimuar nga personat pjesëmarrës me pretendimin se ka pas shkelje Por, që nga ajo kohë i njëjti e ka ushtruar atë pozite.

Në konkursin fillestar, Haxhiu kishte marrë gjithsej 86.2 pikë, por vetëm 22.8 pikë nga intervista me gojë dhe 63.4 pikë nga intervista me shkrim, duke ngritur dyshime për mënyrën e vlerësimit dhe transparencën e procesit. Megjithatë, ai u shpall fitues dhe u emërua në pozitë.

Pas këtyre favorizimeve të dukshme, ankuesi kishte paraqitur ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 27.06.2025 kundër refuzimit të aplikacionit të tij dhe shpalljes së fituesit të konkursit. Në vendimin e Këshillit, me numër protokolli 5691/2025, të datës 22.08.2025, konstatohet qartë se:

Njësia e Burimeve Njerëzore e MBPZHR me rastin e refuzimit të aplikacionit përmes Njoftimit të datës 30.04.2025 ka zbatuar gabimisht dispozitat e Rregullores Nr.15/2023 dhe Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, duke refuzuar aplikacionin e ankuesit, pavarësisht se ky i fundit kishte përmbushur kriterin e përvojës së punës prej tre vitesh. Si rrjedhojë, Kolegji i Këshillit vendosi anulimin e Njoftimit nr.1627 të datës 30.04.2025 dhe të Njoftimit me numër protokolli 1953 të datës 28.05.2025 për kandidatin fitues, duke kthyer lëndën për rishqyrtim dhe rivendosje në fazën e verifikimit paraprak”.

Pas vendimit të Këshillit, edhe Ministria e Bujqësisë publikoi njoftimin për anulimin e njoftimeve të mëparshme:

“Anulohet Njoftimi me numër protokolli 1953 të datës 28.05.2025 për kandidatin fitues dhe Njoftimi me numër protokolli 1627 i datës 30.04.2025 për refuzimin e aplikacionit të ankuesit Bleron Haxhiu. Zbatohet vendimi për kthimin e lëndës tek çështja e rishqyrtimit dhe rivendosjes në fazën e verifikimit paraprak”

Demokracia.com kishte raportuar po ashtu se brenda një periudhe prej më pak se 10 muajsh, Bleron Haxhiu, fillimisht punësohet në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë me kontratë të jashtëligjshme përmes procedurave të prokurimit edhe pse pozita ishte e rregullt.

Kjo gjë është vërtetuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023.

Rreth këtyre punësimeve ishte raportuar më 13 nëntor 2024, ku ministri Peci angazhoi 26 konsulentë përmes prokurimit, që buxhetit të shtetit do i kushtonin afro 500 mijë euro.

Ky ishte hapi i parë që Bleron Haxhiu do të merrte drejt “rrugës” së tij në ministrinë e udhëhequr nga Peci.

I preferuari i Pecit, më pas ia mësyu Zyrës së Prokurimit në ministri. Aty zgjedhet fitues, por sërish me shkelje ligjore të shumta çka edhe e vërteton vendimi i KPMSHCK, ku mori vendim për anulimin e procesit në tërësi.

Bleron Haxhiu vazhdon me hapa të sigurtë, më pas në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë si “Zyrtar i lartë i pagesave direkte”, në Departamentin e Pagesave Direkte, zyre kjo e cila menaxhon hiç më pak se 60 milionë euro.

“Apetitet” e të preferuarit të ministrit Peci, nuk kanë të ndalur edhe sot e kësaj dite. Edhe pas tri pozitave të pranuara brenda në më pak se një vit, shumica me shkelje ligjore edhe të konfirmuara, tashmë është emëruar “Udhëheqës për Buxhet dhe Financa” në Ministrinë e Bujqësisë.

Në vazhdimësi është raportuar rreth keqpërdorimeve, dallavereve e skandaleve që e kanë përcjellur ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci.

Të ngjashme

Të fundit