6.1 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Anulohet finalja midis Argjentinës dhe Spanjës

- Advertisement -

Katari e ka anuluar zhvillimin e superndeshjes “Finalissima” mes Argjentinës dhe Spanjës.

Kjo për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, konkretisht sulmit të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ku u vra lideri suprem iranian Khamenei dhe njerëzit e tij të afërt.

Pas kësaj Irani u kundërpërgjigj ku sulmoi disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

Federata e Futbollit e kësaj të fundit, i ka ndërprerë të gjitha kompeticionet që po zhvilloheshin, përfshirë dhe ndeshjen e “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës.

Dueli i shumëpritur mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, ishte paraparë të luhej më 27 mars në Doha dhe nuk dihet data e re e kësaj ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit