6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Anulohet debati i republikanëve, Haley refuzoi të dalë në skenë pa Trumpin

- Advertisement -

ABC News ka anuluar debatin e ardhshëm presidencial republikan pasi Nikki Haley tha se nuk do të dilte në skenë nëse nuk merr pjesë Donald Trump.

Ky i fundit ka refuzuar të marrë pjesë në debatet paraprake republikane deri më tani, duke e bërë Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në New Hampshire, raporton Theguardian.

“Ne kemi pasur pesë debate të shkëlqyera në këtë fushatë”, tha Haley gjersa po bënte fushatë në New Hampshire. “Fatkeqësisht, Donald Trump i ka mashtruar të gjithë. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëjë do të jetë ose me Donald Trumpin ose me Joe Bidenin. E pres me padurim”.

Deklarata e saj u publikua një ditë pas zgjedhjeve shumë të rëndësishme në Iowa, të cilat Trumpi i fitoi me një diferencë të madhe ndaj Haleyt, ku ajo mori pak më shumë se 19 për qind të votave dhe DeSantisin që fitoi 21 për qind të votave.

Lëvizja gjithashtu mund të jetë rezultat i debatit të fundit, ku u paraqitën vetëm DeSantis dhe Haley.

Kjo e fundit nuk performoi aq mirë sa pritej dhe DeSantis triumfoi për vendin e dytë në Iowa.

Ndryshe, Trump, Haley dhe DeSantis kanë mbetur kandidatët e vetëm tek republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat pritet të mbahen më 5 nëntor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit