7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Anulohen performancat “live” të “Prite n’shesh”, shkak Omicroni

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar organizimet e performancave “live” të ‘Prite n’shesh’.

Sipas Komunës, ky vendim është marrë për shkak të parandalimit të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit

Megjithatë, aktivitetet tjera të organizimit të përvitshëm “Prite n’shesh” do të vazhdojnë njësoj.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës

Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh” vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat.

Urime Festat e Fundivitit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit