Braziliani Antony është shumë afër rikthimit te skuadra e Betis, pas një huazimi të suksesshëm sezonin e kaluar.
Që prej përfundimit të sezonit, Antony kishte shprehur dëshirën për vazhdimin e aventurës me andaluzianët.
Braziliani kishte realizuar 9 gola e 5 asiste në ndeshjet e Laligas dhe Konferencë ligës gjatë aventurës së tij në Spanjë. Janë duke u finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe Antony mund t’i ribashkohet Betisit.
Kujtojmë që Ruben Amorim kishte planifikuar t’i jepte shansin këtë sezon Antonyt, me lojtarin që dëshironte largimin.