8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Antony kthehet në stërvitje te Unitedi

- Advertisement -

Anësori i Manchester United, Antony do të kthehet në stërvitje dhe do të jetë sërish i disponueshëm për përzgjedhje, ka njoftuar klubi i Djajve të Kuq.

United e vendosi yllin brazilian në pushim në fillim të këtij muaji, në mënyrë që ai të mund të fokusohej në pastrimin e emrit të tij pasi mohoi akuzat e tre grave se ai i kishte sulmuar ato.

Antony u kthye në Mbretërinë e Bashkuar të martën mbrëma pasi konfirmoi me policinë në Sao Paulo se i lejohej të largohej nga Brazili dhe më pas u takua vullnetarisht me Policinë e Manchesterit të enjten.

Që kur akuzat u ngritën për herë të parë në qershor, Antony ka bashkëpunuar me hetimet e policisë si në Brazil ashtu edhe në MB, dhe ai vazhdon ta bëjë këtë.

“Manchester United ka vendosur që ai të rifillojë stërvitjen në Carrington dhe të jetë i disponueshëm për përzgjedhje, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë. Kjo do të mbahet në shqyrtim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në këtë rast”.

“Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë situatë dhe pranojmë ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit