29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Antonio Conte dëshiron të kthehet në Itali

- Advertisement -

“Antonio Conte dëshiron të rikthehet e të stërvitë në Serie A”, – shkruan qartë sot “The Times”. Për gazetën londineze, pas rikuperimit të tij në Itali, trajneri i “Spurs” u kthye në Londër pas pothuajse tri javësh të kaluara në shtëpi, duke u rikuperuar nga heqja e fshikëzës së tëmthit.

Kjo periudhë reflektimi e përforcoi bindjen e Conte për t’u kthyer në shtëpi në fund të sezonit. “The Times” nënvizon se si ish-trajneri i Interit dhe Juventusit tani është I përqendruar në fushë dhe në angazhimet e ardhshme të të tijve, duke filluar nga ndeshja e nesërme kundër Milanit, në të cilën është në rrezik kalimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

E ardhmja e tij shtyhet për në muajt në vazhdim. Megjithatë, për momentin, mundësia e rinovimit të kontratës konsiderohet nga tabloidi anglez si mjaft i largët. “Nëse Tottenhami do të eliminohet nga Evropa, – shkruan ‘The Times’, – shanset që Conte dhe klubi të ndahen përpara skadimit të kontratës, në fund të sezonit, do të rriten. ‘Spurs’ kanë mundësinë të zgjasin kontratën e tij aktuale me një vit, por 53- vjeçari italian ka thënë se do të qëndrojë në krye të londinezëve vetëm sezonin në vijim, ndaj pritet të kthehet në Itali këtë verë”.

Megjithatë, rikthimi në Serie A duket jashtëzakonisht i komplikuar duke pasur parasysh kërkesat ekonomike të Contes dhe gjendjen aktuale të financave të klubeve italiane. “Sidoqoftë, – nënvizon ‘The Times’, – javët e fundit ka pasur një kontakt joformal mes trajnerit dhe Interit për një afrim të bujshëm pas ndarjes dy sezone më parë. Asgjë konkrete për momentin ose ndonjë gjë që mund të çojë në biseda për negociim në progres”.

Një projekt-ide që në rast lamtumire të Simone Inzaghit mund të shndërrohet në diçka më konkrete.

Të ngjashme

Të fundit