Ish-banorja e BB VIP, Antoneta ishte së fundmi e ftuar në “S’e luan Topi” ku bëri një deklaratë të fortë për Kiarën.
Ajo tregoi takimet e pakëndshme me të pas daljes nga shtëpia e famshme.
Antoneta pretendon se Kiarën e ka ndryshuar fama dhe se as nuk e ka përshëndetur kur e ka parë në Top Channel.
“Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejtë dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”, u shpreh ajo.