26.9 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Antonela reagon pas “mesazheve” skandaloze që qarkulluan në media: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

- Advertisement -

Rrjetet sociale janë tronditur nga publikimi i disa mesazheve kërcënuese të marra nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Mesazhet, të cilat dyshohet se janë dërguar nga një vajzë nga Kosova, përmbajnë fyerje të rënda me bazë etnike dhe kërcënime të hapura me jetë.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë reagimi i Antonelës, jo ndaj përmbajtjes së mesazheve, por ndaj platformës mediatike JOQ Albania, të cilën e akuzon për fushatë denigruese ndaj saj.

Përmes një postimi në Instagram, Berisha shkruan: “Ka ndodhur shpesh që të paguajnë platforma si JOQ për të denigruar njerëz apo të paguajë JOQ për të mos u denigruar vetë, gjithsesi dy fjalë për JOQ: Përveçse gjithë Shqipëria e di që jeni të shitur/të korruptuar te njëanshëm në çdo kauzë që vendosni të publikoni apo mos publikoni, jeni dhe ‘gazetare investigativë’ mediokër e sharlatanë që nuk verifikoni asgjë përpara botimit të lajmeve që publikoni, e prandaj na mbushni kryefaqen me histori alla telenovela indiane”.

Foto: Antonela Berisha/InstaStory

Ajo shton gjithashtu se në Kosovë ka pasur gjithmonë respekt, por tashmë i është kaluar çdo kufi: “Ne Kosovë kam qenë përherë mirëpritur dhe e respektuar, por ata që kanë qenë dhe kanë pasur urrejtje për shtëpinë e familjen sime të fejuarit tim, e mua, janë shpifës e njerëz të ligë. Duhet t’u vijë turp nga limitet ku nuk keni dhe deri ku mund të arrini për klikime! Kaq kisha.”

Berisha gjithashtu ka publikuar një mesazh nga një numër që pretendon se është përfaqësues i JOQ, i cili i kërkon një “rrugë komunikimi” për të zgjidhur situatën: “Ky është mesazhi i nisur nga JOQ verën qe kaloi, i cili pastaj kërkoi 1 ‘rrugë komunikimi’ me mua nëpërmjet miqve të përbashkët. Kjo është media që besojnë shqiptarët”.

Kjo nuk është hera e parë që Antonela Berisha përfshihet në situata problematike. Kujtojmë se disa muaj më parë, ajo dhe motra e saj Mariela u përfshinë në një incident fizik me modelen Klea Prenga, çka shkaktoi reagime të ashpra në rrjet.

Pavarësisht fyerjeve dhe kërcënimeve serioze që kanë dalë në pah, duket se Antonela ka zgjedhur të përqendrojë vëmendjen e saj më shumë te mënyra e raportimit dhe jo te rreziku real që paraqesin mesazhet.

Të ngjashme

Të fundit