Pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës dhe javëve në arrati, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.
Kujtojmë se pasi u vetëdorëzuan, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën, Marielën.
Tashmë ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.
Atë e kanë “mbuluar” në lule miqtë, të afërmit dhe bashkëpuntorët. Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin:
“Mirë se u ktheve bisha”.