Home Lajme Anton Quni kujton momentet me komandantin “Katana”: Agim, të qoftë lavdi e përjetëshme

Anton Quni kujton momentet me komandantin “Katana”: Agim, të qoftë lavdi e përjetëshme

0
Anton Quni kujton momentet me komandantin “Katana”: Agim, të qoftë lavdi e përjetëshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherasi edhe luftëtar i UÇK-së, Anton Quni, ka kujtuar heroin Agim Ramadani për 25 vjetorin e rënies së tij.

Quni ka kujtuar veprat dhe kujtimet që kishte bashkë me Agim Ramadanin, duke theksuar edhe detajet gjatë Betejës së Koshares.

Postimi i plotë:

Në mëngjesin e ftoftë të 11 prillit, një çerek shekulli më parë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në oborrin e kazermës së Koshares, bëheshin përgatitjet e fundit për vazhdimin e operacionit. Karaulla tani më ishte në duart tona, në shtizë valëvitej flamuri ynë kombëtar. Të gjithë i gëzoheshim fitores. Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive.

Exit mobile version