Kandidatja jonë për deputete në Kuvendin e Kosovës në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Antigona Berisha-Bytyqi, ka dëshmuar se me përkushtim dhe transparencë mund të bëhen ndryshime të prekshme. Si gruaja e parë në historinë e Prizrenit që drejtoi Kuvendin Komunal, ajo tregoi se barazia dhe drejtësia janë më shumë se fjalë – janë veprim.
Me një eksperiencë të pasur në politikë dhe në organizata vendore e ndërkombëtare, Antigona është një lidere e vendosur, një nënë dhe profesioniste që i kupton sfidat e qytetarëve të Kosovës.
➡ Përvoja dhe vizioni i saj përfshijnë:
✔ Drejtimin me integritet si Kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
✔ Angazhim në ngritjen e nivelit të transparencës dhe mbështetjen e drejtësisë sociale.
Ajo na fton të punojmë së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar – një Kosovë që i takon të gjithë qytetarëve të saj.
Më #49 në listën e PDK-së, Antigona është zgjedhja jonë për një të ardhme më të mirë!
💬 Bashkohuni në këtë rrugëtim për ndryshim dhe shpërndani mesazhin e saj!
🇽🇰 #MeAntigonën #PDK #PërNjëTëArdhmeTëMirë