Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona.
Sipas gazetës ‘Sport’, Jorge Mendes, agjenti i Ansu Fatit, ka siguruar Barcelonën se këtë verë do të ketë një ofertë prej 70 milionë eurosh për lojtarin e tij.
Lojtari i cili ka pasur pak mundësi këtë sezon, është në listën e transferimeve të klubit dhe kjo shumë do të mirëpritej nga bordi për një transferim të mundshëm.
Oferta do të ishte nga një klub i Premier Liga, sipas agjentit, kështu që Ansu mund të provojë sfida të reja në një ligë krejtësisht të panjohur për të.
Spanjolli ka kontratë më ‘Blaugrana’ deri në qershor të vitit 2027.