Në Teatrin Kombëtar (Pallati i Rinisë në Prishtinë), sonte nga ora 19:00, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” vjen me koncertin premierë të fundvitit, duke sjellë një program artistik që përmbledh vlerat më të mira të traditës dhe artit kombëtar.
Në kuadër të këtij koncerti do të shfaqet për herë të parë tablo koreografike premierë “Feniksët e Lirisë”, me koreografi nga Feim Leka dhe me muzikë nga Valton Beqiri, një vepër artistike që simbolizon ringjalljen, forcën dhe shpirtin e lirisë përmes gjuhës së vallëzimit.
Në këtë mbrëmje arti, emocionet dhe identiteti kombëtar bashkohen në një koncert premierë që shënon fundvitin në mënyrën më dinjitoze.







