9 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

“Anon kah Kurti”, Behrami: Presidentja në agjendën e tij

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar presidenten e  Kosovës, Vjosa Osmani, se është duke anuar kah Albin Kurti.

“Kemi parë këto manovrat e fundit të presidentes Osmani, e cila haptas është në agjendën e plotë të zotit Kurti dhe nuk është në agjendën e interesit nacional të Republikës së Kosovës, nuk është në agjendën e shumicës parlamentare, meqë shumica e përfaqësuesve politikë në Kuvend kanë kërkuar që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje. Por Osmani ka vendosur të shkojë në rrugën e bllokimit, rrugën e sfidimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke anuar nga zoti Kurti. Unë mendoj që ditët e populizmit në Kosovë janë në fund”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit