-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Anna Wintour kritikoi publikisht Naomi Campbell për vonesën dhe supermodelja nuk e kurseu përgjigjen

- Advertisement -

Supermodelja britanike Naomi Campbell dhe ikona e modës Anna Wintour kanë pasur një moment të vogël “përplasjeje” që është xhiruar nga njerëzit në një video që po qarkullon në TikTok. Naomi, u nderua më çmimin “Fashion Icon Award” në eventin e modës “Harlem’s Fashion Row Fashion Show & Style Awards” në New York.

Çmimi supozohej që t’i dorëzohej supermodeles nga Anna Wintour, kryeredaktorja legjendare e “Vogue”, po për shkak të një vonese të Naomi-t, ikona e modës mbajti vetëm një fjalim të shkurtër dhe vendosi që çmimin ta dorëzonte te kryeredaktorja e revistës “Harper’s Bazaar”.

“Po e prezantoj sonte këtë çmim për dikë që vonohet shpesh,” thotë Anna Wintour në një video që është shpërndarë në rrjetin X (ish-Twitter).

Wintour pasi e dorëzoi çmimin te Samira Nasr, u largua para kohe nga eventi për të marrë pjesë në ceremoninë e US Open. Nga ana e saj, Campell pasi mori në dorëzim çmimin, vendosi që t’u përgjigjej vërejtjeve të Wintour për vonesën dhe mungesën e korrektesës,

“Çdo gjë funksionon ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk ishte zgjedhja ime që ta kisha atë zonjën tjetër këtu,” u shpreh Campbell duke iu referuar Anna Wintour

Pavarësisht kritikave, kryeredaktorja legjendare e “Vogue” nuk e mohoi vlerësimin e saj për supermodelen gjatë një interviste për “USA Today”.

“Naomi është sinqerisht një nga njerëzit më guximtarë që njoh, një cilësi që ishte e dukshme që në fillimin e karrierës së saj kur filloi të fliste për pabarazinë dhe padrejtësinë ndaj grave me ngjyrë,” tha ajo.

Edhe supermodelja nga ana e saj nuk i kurseu vlerësimet për Wintour duke folur për mbështetjen që ajo i ka dhënë gjatë karrierës si modele ndër vite

“Faleminderit Anna Wintour për mbështetjen gjatë karrierës sime që prej vitit 1987. Ti zgjodhe të takoje një vajzë të re me ngjyrë nga Londra në zyrat e Vogue dhe më dhe një shans për të qenë në kopertinën e revistës. Kjo pati shumë ndikim në punën dhe karrierën time si modele,” përfundoi Campbell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit