4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Ankthi mori fund”, Paul Pogba flet për herë të parë pas uljes së dënimit

- Advertisement -

Paul Pogba sot ka marrë një lajm mjaftë të mirë.

Futbollistit francez tashmë i është ulur dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nga katër vjet sa e kishte, në 18 muaj.

Për këtë vendim të CAS-it është shprehur edhe Paul Pogba.

“Më në fund, ankthi mori fund. Tani mund t’i kthehem ndjekjes së ëndrrës sime përsëri”, tha ai fillimisht në komunikatën zyrtare të lëshuar nga ai.

Tutje, ai tha se nuk i kishte thyer rregullat e Anti-Dopingut me qëllim.

“Gjithmonë e kam deklaruar se nuk i kam thyer rregullat e Anti-Dopingut me qëllim, unë luaj me integritet. Dua ta falënderej Gjykatën e Arbitrazhit që e besoi spjegimin tim. Ka qenë një periudhë stresuese në jetën time. Ju faleminderit për dashurinë që ma keni falur këto ditë të vështira. Mezi pres të rikthehem në fushë”, ka thënë Pogba.

Paul Pogba mund t’i kthehet stërvitjeve me Juventusin qysh në janar, teksa në fushën e lojës zyrtarisht mund të paraqitet në mars të vitit 2025

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit