27.2 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Ankohen importuesit e barnave: Stoqet s’mund t’i shesim me çmimet e reja dhe të lira (Video)

- Advertisement -

Shoqata e Importueseve dhe Distributorëve Farmaceutikë në Kosovë po paralajmëron se tregu do të përballet me mungesë barnash ku nga kjo do të pësojnë qytetarët.

Kjo sipas tyre për shkak se stoqet e barnave aktuale të cilat i kanë blerë në këtë periudhë pa çmime të unifikuara po duan që të njëjtat t’i shesin me çmime të njëjta edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për çmimin e barnave, nëse nuk shpenzohen deri në zbatim të ligjit, raporton Klan Kosova.

Kreu i shoqatës, Milaim Abdullahu tha se periudha kalimtare e këtij tranzicioni për vetëm disa muaj nuk është e mjaftueshme, dhe kjo rrjedhimisht do të ndikojë në furnizim.

Për me tepër i njëjti thekson se nëse kjo pikë nuk ndryshohet, qytetarët do të përballen me mungesa barnash dhe importuesit do të zvogëlojnë sasitë në stoqe, që sipas tij tashmë kjo është vetëm duke u menduar nga barnatoret dhe depot.

Në mes tjerash, Abdullahu thekson se veç ka nisur destabilizimi i tregut farmaceutik.

E njëjta çështje është ngritur edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovë gjatë debatit publik në Komisionin për Shëndetësi.

Të ngjashme

Të fundit