Ankohen bizneset: Projektligji “Tavan” e nxit informalitetin (Video)

- Advertisement -

Për çmimet tavan të krejt produkteve bazë, shteti ka nisur krijimin e një ligji të veçantë.

Por, ky akt po kritikohet nga shoqatat biznesore duke thënë se si i tillë do ta rris shitjen në të “zezë”.

Drejtori i DhTI-së, Kushtrim Ahmeti, shprehu shqetësimin se ligji mund të nxisë tregun informal dhe të dëmtojë bizneset, duke theksuar mungesën e komunikimit të institucioneve me shoqatat para vendosjes së kufizimeve të kostove.

Ndërkaq, ekonomisti Bashkim Mustafa është shprehur optimist me nismën, por se ajo duhet bërë në tjetër mënyrë.

Për Mustafën, çmimet tavan nuk janë zgjidhje, pasi tregu nuk funksionon me shitje nën kosto dhe Kosova nuk është në pozitë të favorshme për vendime të tilla.

Të ngjashme

Të fundit