9.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Anketë zgjedhore: PDK-ja dhe LV-ja po garojnë për pozitën e parë, epërsi e ngushtë

- Advertisement -

Ndonëse me shumë akuza nga opozita për mos punë në qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet gëzon më së shumti besim në radhët e qytetarëve.

Partia e Albin Kurtit, e cila ka shumicën në Kuvendin me 120 ulëse, vazhdon të prijë edhe më tutje. Ajo ka marrë 41.72 për qind ose 869 vota të qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Memli Krasniqi, si e vetmja që iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kurtit për takim, renditet e dyta me 36.58 për qind ose 762 vota.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut, me 15.36 për qind ose 320 vota, pasuar nga Koalicioni AAK-NISMA me 2.11 për qind ose 44 vota.

Lista Guxo, e cila është pjesë e Vetëvendosjes, ka marrë besimin e  vetëm 0.91 për qind të qytetarëve ose 19 vota.

Numri i qytetarëve të cilët “nuk e dinë” se për cilën parti do të votojnë është 68 ose 3.31 për qind.

Shkuarja në zgjedhje të reja është ri-aktualizuar pas takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili është refuzuar nga LDK-ja dhe AAK-ja.

Data për zgjedhje caktohet nga presidentja e vendit pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi. PDK aktualisht ka propozuar 30 qershorin ose 7 korrikun si datë të mundshme të zgjedhjeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit